Transmetuar më 05-05-2024, 13:44

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar, i cili plagosi me thikë një 40-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Raportohet se Altin Lamçe qëlloi me thikë Klavio Likën rreth orës 11:30 në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit.

Sakaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd