Transmetuar më 05-05-2024, 13:00

SARANDË- Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz.

Sipas raportimeve, trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje. Fatmirësisht në momentin e flakëve në traget nuk kishte pasagjerë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd