Transmetuar më 05-05-2024, 12:35

Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, banorët janë mbledhur në një tavolinë për të darkuar, por nuk kanë munguar as diskutimet e debatet. Juli në një moment me gotën në dorë ka ngritur një dolli për Heidin, Romeon dhe Eglën teksa i quan “aleanca e qelbësirave”.

Aktori i cili është ‘akuzuar’ gjithmonë nga banorët se ka një aleancë të fshehtë me Egla Cenon brenda shtëpisë më të famshme në famshme, tha mbrëmë se në fakt aktorja ka aleancë me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin.

E gjithë kjo erdhi pasi të gjithë morën vesh se si qëndronte e vërteta e nominimit të Eglës. Mbrëmë Romeo u shpall finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të reality show-t.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd