Transmetuar më 05-05-2024, 07:59

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 25 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor.

Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë por pas mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor.

Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë.

Për sa i përket parametrit të erës do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd