Transmetuar më 04-05-2024, 15:05

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë pasditen e djeshme në Durrës.

Mësohet se ai u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët. 17-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi i fshehur. Ndërkohë, këtë të shtunë shkoi në banesë dhe policia e arrestoi.

I mituri po lëvizte me shpejtësi të lartë pasditen e djeshme, me makinë e tij tip “Benz”, kur i ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, ai fillimisht ka aksidentuar një çiklist, i cili ka humbur jetën. Më tej ai ka përplasur një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd