Transmetuar më 04-05-2024, 13:11

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec- Qafë Thanë.

Raportohet se një automjet ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën, dhe ka mbetur e plagosur.

Gruaja është transportuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd