Transmetuar më 03-05-2024, 18:27

Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme. Dy banorët kanë debatuar ashpër pasditen e sotme, ku madje Graciano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.

Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.

Pjesë nga debati në oborr:

Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Erjola: O idiot.

Romeo: Çfarë the ti mo?

Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).

Graciano: Eshtë mendimi im.

Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë leçke. Çfarë janë këto mendime?

Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.

Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd