Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.
Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se do ta analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet e ngritura.
“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues.
Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.
Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht.
Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama.
The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd