Transmetuar më 04-05-2024, 07:45

"Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë nga skuadra. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por edhe ata mund ta bënin këtë. Prandaj, rezultati është i mirë nga këndvështrimi im. Vrapuam shumë, është e nevojshme që të bëjmë ndeshje si kjo nëse duam të shkojmë në finalen e ‘Wembley’.

Tani na duhet vetëm një barazim në ndeshjen e kthimit, por shkojmë për fitore edhe javën e ardhshme”. Kështu e komentoi Edin Terzic fitoren 1-0 të Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër PSG. Trajneri verdhezi nënvizoi një nga pikat kyçe të ndeshjes: ekipi i tij vrapoi mbi 9 km më shumë se ai i Luis Enrique (110.1 km kundrejt 119.7 km).

Një fakt që i bëri shumë përshtypje shtypit francez, i cili ishte shumë kritik ndaj trajnerit asturian dhe lojtarëve që dolën në fushë. “Një ndryshim domethënës, që zhbën shifrën e posedimit të topit: 54% është shumë e ulët në raport me numrin e kilometrave të përshkuar. Tashmë, në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Barcelonës, shifrat ishin të ngjashme: 110,7 km, të cilat u shoqëruan me një tjetër humbje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd