Transmetuar më 03-05-2024, 10:57

TIRANË- Dy venezuelianët që krijuar rrjet prostitucioni këtu në Tiranë me persona transgjinorë janë Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli. Gjatë aksionit të sotëm të policisë këta dy persona ranë në pranga ndërkohë që është proceduar dhe një 19-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë për të kryer prostitucion.

Mësohet se venezueliani shfrytëzonte për prostitucion, dy personat e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën "Kongresi i Tiranës". Nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd