Transmetuar më 03-05-2024, 10:53

Këto janë fjalët e trajnerit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, në konferencën për shtyp, pas fitores 2-0 ndaj Romës në “Olimpico”, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës: "Kemi luftuar shumë me forcë dhe disiplinë, por na pret ende shumë punë”.

Rreth Andrich…

Ka gjithmonë një shans të dytë, ne do të kemi kujtime të mira nga kjo mbrëmje. Ai padyshim luajti një rol të rëndësishëm për ekipin. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e jona.

Rreth ndeshjes…

Ne luajtëm mirë në kundërsulm, por ndoshta nuk i shfrytëzuam mundësitë për golin e tretë. Gjithsesi, jemi të kënaqur.

Mbi tifozët…

Shpresoj të festojmë së bashku javën e ardhshme.

Një hap drejt finales…

Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por është vetëm pjesë e diçkaje më të madhe. Roma është një ekip i shkëlqyer, do të nevojitet përqendrim i mëtejshëm edhe në ndeshjen e kthimit. Roma mund të bëjë ndonjë përmbysje të madhe.

Cila është analiza juaj për ndeshjen?

Ndeshje shumë inteligjente dhe e rregullt. Deri në shënimin e golit të parë ne i zumë hapësirat mirë, por Roma mundi të na shqetësonte në pjesën e dytë.

Çfarë prisni në gjysmëfinalen e kthimit?

Ne do të luajmë një lojë agresive, nuk do të mbyllemi në mbrojtje.

Si e shpjegoni rekordin e pamposhtmërisë suaj gjatë gjithë sezonit?

Ajo që po bëjmë është e jashtëzakonshme. Unë kam lojtarë të mrekullueshëm, niveli i përqendrimit është shumë i lartë. Nuk duam të ndalemi, por t’i luajmë edhe ndeshjet e ardhshme në këtë nivel. Tripleta sezonale? Jemi afër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd