Transmetuar më 03-05-2024, 09:57

TIRANA- Një aksident është regjistruar rreth orës 06:15 pranë urës së Shkozës ku mësohet se një punonjës i policisë, i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" ka humbur kontrollin mbi mjetin. Kjo ka bërë që automjeti të dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore

‘Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit’ njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd