Transmetuar më 03-05-2024, 08:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kirgistan, ku një kamion ka përplasur rreth 29 nxënës dhe studentë, të moshës 9 dhe 16-vjeç.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

Dyshimet paraprake janë se shoferi mund të ketë harruar të vendoste frenat e dorës, dhe më pas kamioni ka marrë përpara njerëzit të cilët ishin mbledhur në aktivitetin që po zhvillohej.

Për këtë incident të rëndë kanë nisur hetimet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd