Transmetuar më 02-05-2024, 18:29

Gazetari Sokol Bregu thotë se kreu i SPAK Altin Dumani duhet të dalë me emra në lidhje me eksponentët e inkriminuar në Policinë e Shtetit. Sipas Bregut, vetingu në Policinë e Shtetit duhej bërë në një mënyrë ndryshe.

“Akuzën duhet ta vërtetojë me prova z.Dumani. Nëse z.Dumani njeh persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe i lë në detyrë, kjo do ishte e pafalshme për rendin dhe sigurinë publike. Nëse i referohet rasteve që mund t’i ketë në hetim, apo të disa personave të arrestuar që kanë qenë ‘uniforma blu’, ka pasur disa arreste në polici, por s’mund të kemi përgjithësim. Sepse unë njoh një numër të lartë oficerësh policie, që drejtojnë sektorin e tyre, që janë njerëz me reputacion më të madh, jo vetëm brenda Policisë së Shtetit, por edhe në shoqërinë shqiptare. Vetingu ishte një proces që s’shkoi deri në fund. Ishte i ndërtuar keq. Duhej bërë ndryshe, a ka ndonjë akuzë mbi këta dhe hetimet. Ç’është ky proces Vetingu që ke 2 apo 3 milionë lekë të pajustifikuara. Inkriminimi është shqetësues, a është rritur jashtëzakonisht. Z.Dumani duhet të jetë i hapur me publikimin e emrave, është prokuror, jo gazetar investigativ. Z. Dumani duhet të ishte më i qartë në deklaratat e tij.– tha Sokol Bregu, në MCN TV.

Sakaq gazetari foli edhe mbi konfliktin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj, duke theksuar se konflikti është i zgjeruar, duke i tejkaluar përmasat e një konflikti brenda punës.

“Është fshehje apo ndikim, janë dy gjëra shumë të ndryshme. Mua s’më shqetëson fakti a i ishte apo jo në komunikatën e përditshme, por si u ndoq hetimi. Ka një problem, i godituri a ka bërë kallëzim, apo edhe ai do të tërhiqet. Në dijeninë time është raportuar si e tillë dhe të dyja palët duan të pajtohen. Ka diçka më tepër në atë situatë. I tejkalon përmasat e një konflikti brenda punës. Është një konflikt më i zgjeruar, dhe prandaj edhe i dëmtuari s’ka dashur të jetë vëmendje. Fakti që ka qenë burri i ministres mund të ketë pasur ndonjë mënyrë ndikuese për të mos ta bërë publike. Por çdo gjë lidhet me hetimin, a po bëhet hetim mbi çështjen. Dosja është në prokurori, a po heton Prokurori apo jo, kjo është… A mund ta mbyllë çështjen me një pajtim mes palëve, mund ta mbyllë. Fakti që njëri është larguar jashtë Shqipërisë, edhe ai ka një problematikë në mendjen e tij, se mos kthehet dhe ndalohet”, tha Sokol Bregu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd