Transmetuar më 02-05-2024, 13:59

E djeshmja ishte një mbrëmje për t’u harruar për PSG-në. Të mposhtur, edhe pse minimalisht, nga Borussia Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, parizienët u rikthyen në aeroport pa Kylian Mbappé. Arsyeja shpjegohet shpejt. Ylli francez iu nënshtrua një testi antidoping dhe më pas iu bashkua shokëve të skuadrës me një makinë private.

Zgjedhja për t’u larguar menjëherë nga stadiumi, pa pritur shokët e skuadrës të përfshirë në testet e dopingut, raporton shtypi francez, është një praktikë mjaft e zakonshme për të shmangur pritjet shumë të gjata.

Përjashtim nuk është bërë as për lojtarin simbol të klubit, i cili ndër të tjera ka pasur një mbrëmje veçanërisht të komplikuar, i neutralizuar mjaft mirë nga mbrojtja verdhezi. Ish-sulmuesi i Monacos goditi shtyllën në minutën e 52-të, në një aksion në të cilin Hakimi kishte goditur edhe ai shtyllën e portës gjermane.

Mbappé me siguri do të duhet të bëjë më mirë, si i gjithë ekipi, në gjysmëfinalen e kthimit, për ta mposhtur Borussia Dortmundin (të martën e ardhshme) dhe shkuar në finalen e madhe të “Wembley”.

PSG është gjetur tashmë në situatën që duhet të përmbysë një rezultat negativ, të arritur në ndeshjen e parë, si në çerekfinale kundër Barcelonës. Në “Montjuic”, vetë Mbappé kishte shënuar dygolësh në fitoren 4-1 të parizienëve, gjë që mundësoi kualifikimin më tej të Luis Enrique dhe të tijve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd