Transmetuar më 02-05-2024, 14:03

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije sot në Kuvend se pritet ekstradimi i dy shtetasve nga Spanja dhe Italia.

Nga Italia pritet të ekstradohet Shkëlqim Cakoni, 47 vjeç.

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin nr.8 date 19.01.2005 e ka dënuar Cakonin me 18 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd