Transmetuar më 02-05-2024, 12:48

Prej vitesh, Toni Kroos është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Të martën, në barazimin 2-2 të Real Madridit në Mynih, ai dëshmoi se është ende strategu i lojës së "Los Blancos". Kontrata e gjermanit skadon në fund të sezonit, por nga Spanja ka sinjale se tashmë ka një marrëveshje mes palëve për ta zgjatur edhe më tej përvojën e tij në "Santiago Bernabeu".

Sipas asaj që raporton "Cadena Ser", në fund të përballjes së dyfishtë gjysmëfinale ndaj Bayernit, numri 8 i Real Madridit do të shpallë rinovimin e kontratës. Situata mund të jetë e njëjtë edhe për Luka Modric. Transmetuesi spanjoll bën të ditur se në Madrid po bindin veten t’i ofrojnë atij një vit tjetër kontratë. Alternativa për kroatin do të ishin SHBA.

Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern Munich, Toni Kroos u shpreh edhe për të ardhmen: "Pasimi për Vinícius? Shumë merita i takojnë atij, unë arrita ta asistoj falë lëvizjes së tij. E njoh mirë atë, e di që sulmon hapësirën.

Pra, lëvizja e tij, në fund të fundit, nuk ka qenë krejt e veçantë, e paprovuar më parë. E ardhmja ime? Nuk është koha për të folur për këtë, dua të fitoj trofe këtë sezon, nuk po mendoj për të ardhmen tani”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd