Transmetuar më 02-05-2024, 11:05

"Lukaku ka shumë pak stërvitje në këmbë, por në të njëjtën kohë ka munguar disa ditë. Do të marrim një ditë tjetër për ta vlerësuar. Të martën nuk u stërvit shumë intensivisht, por duket se rikuperimi i tij po shkon mjaft mirë".

Kështu u shpreh trajneri i Romës, Daniele De Rossi, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të "Europa League" në shtëpi, kundër Bayer Leverkusen, kampion i ri i Gjermanisë. De Rossi lavdëroi Bayerin:

"Ata kanë lojtarë shumë interesantë, e respektoj shumë trajnerin e tyre. Bayer Leverkusen ka shumë për t’u frikësuar prej tij dhe një gjë për t’u respektuar. Kjo e fundit është se mbetet i pamposhtur në këtë sezon, pavarësisht se shpesh është gjendur në disavantazh. Është një ekip që ka arritur këtu me këmbëngulje dhe vetëdije, lufton deri në minutën e fundit.

Kjo tregon se beson te vetja, ka zemër. Natyrisht, të dyja skuadrat do të luftojnë deri në sekondën e fundit Roma e mundi atje vitin e kaluar. Është një ekip krejtësisht i ndryshëm, shpresoj që kujtesa ta shqetësojë, por është dukshëm më i fortë se një vit më parë".

Mbi qasjen taktike: "Ndonjëherë fokusohesh në tre ose katër lojtarë në mbrojtje, por besoj se mbrojtja, nëse bëhet mirë, nëse bëhet me protagonistë që dinë të jenë mbrojtës, por edhe sulmues të parë, është gjë pozitive. Nuk jam duke thënë se do të luaj me një mbrojtje me tre lojtarë, do të shohim në fushën e lojës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd