Transmetuar më 02-05-2024, 10:04

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka folur në "Sky Sport" për super ndeshjen e sotme kundër Romës, gjysmëfinalen e parë të "Europa League".

Sa është rritur Xabi Alonso si person dhe si trajner?

Si person besoj pak, shpresoj të kem ndryshuar si trajner për mirë. Kësaj here do të përballemi me një situatë ndryshe nga zakonisht. Një situatë që mund të na dëmtojë ne, ashtu edhe Romën.

Në 15 ndeshje, Bayer ka shënuar pas minutës së 90-të…

Ka shumë gjëra pas kësaj statistike: një ekip i mirë, lojtarë të mirë, ide të qarta të luajturi futboll. Lojtarët e mi besojnë te suksesi deri në fund, nuk është rastësi. Tani sfida e madhe është "Europa League". Gjysmëfinalja është një mundësi fantastike. Skuadra është plotësisht e fokusuar për të luajtur një ndeshje të madhe.

Çfarë mendoni për De Rossin?

Unë identifikohem shumë me të, jemi nga i njëjti brez. Një ish-lojtar me karrierë të shkëlqyer si me Romën, ashtu edhe me Italinë. Jam shumë i kënaqur teksa shoh ish-lojtarët që kanë ndjekur këtë rrugë si trajner. Roma po luan shumë mirë, ka lojtarë të mëdhenj, ndaj do të jetë një ndeshje e shkëlqyer.

Xabi Alonso-De Rossi bashkë, a do të kishte qenë një mesfushë e shkëlqyer?

Nuk do të ishte aspak keq… Më pëlqeu të luaja kundër tij, ishte i kompletuar dhe konkurrues. Do të jem i lumtur ta takoj në këtë përballje europiane.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd