Transmetuar më 02-05-2024, 09:39

Një disfatë e dhimbshme, por përmbysja e rezultatit në ndeshjen e kthimit në Paris konsiderohet mision i mundshëm. Borussia Dortmund është rival i hidhur për parizienët. Skuadra e Luis Enrique humbi 1-0 përballë “murit verdhezi”, pavarësisht nga një pjesë e dytë mjaft e mirë, me shumë mundësi të humbura.

Gianluigi Donnarumma, gjithashtu e nënvizoi këtë në “Sky Sport”: “Është mëkat, sepse krijuam kaq shumë mundësi, që mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Sidoqoftë, asgjë nuk ka mbaruar, kemi gjysmëfinalen e kthimit për ta luajtur në shtëpi, para tifozëve tanë.

E vërteta është se ne jemi të gjithë pozitivë, por të zemëruar për rezultatin. E dinim se mund të bënim më mirë, por mund të shkojmë në finale. Episodet? Liga e Kampionëve është kështu, duhet të përfitoni nga çdo mundësi e vogël. Megjithatë, ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, krijuam shumë dhe jemi të vetëdijshëm që mund të shkojmë në finale, mund të konkurrojmë me të gjithë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd