Transmetuar më 02-05-2024, 09:10
Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në Tiranë.
Pas disa muajsh hetime, gjykata e Tiranës nxori 30 urdhër arreste, ku pjesa më e madhe e tyre janë ekzekutuar.
Rrjeti i shpërndarjes së drogës është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim që prej janarit të këtij viti.
Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarve, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë njoftoi se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd