Transmetuar më 01-05-2024, 20:13

Taxhikistani ka vendosur të miratojë një dekret njëpalësh që heq regjimin e vizave për 25 shtete në mbarë botën, mes tyre edhe Shqipëria.

Për shtetas nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi , Vatikani, Irlanda dhe Brazili, Taxhikistani ka vendosur hyrjen pa viza dhe qëndrimin deri në 30 ditë.

Ndërsa për vende si Kina, Tunizia, Vietnami, Maroku, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, Taxhikistani ka hequr vizat për vetëm ata qytetarë që janë mbi 55-vjeç.

Taxhikistani është një shtet në Azinë Qendrore me rreth 10 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Dushanbe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd