Transmetuar më 01-05-2024, 17:07

Në studion e “Shqipëria Live” ka qenë i ftuar vëllai i Julit, Mario Deda, i cili ka folur për deklaratën e të vëllait në lidhje me Heidin, ku bëri shumë bujë.

Në videon e bërë menjëherë virale, Juli ka qenë nën shoqërinë e Eglës, Çimit dhe Gracianos në oborr. Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do të ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë. Mario shprehet se ky citim është vënë me qëllim për të dëmtuar imazhin e tij.

Erjona Rusi: Fjalia që ka thënë tekstualisht Juli është “një banor që nuk është këtu, i ka bërë një analizë kësaj, Heidit dhe i ka thënë këtë gjë: Ti i ke fiksim lojtarët e fortë, ti i ngjitesh, ti ke parë që ky burrë është i fortë, por nuk lidheshe dot me të se është i martuar dhe pastaj gjete këtë tjetrin.

Arjon Muça: Julja ka qenë ajo që e ka thënë.

Mario Deda: Vendosja në vetën e parë e këtij citimi, është e qëllimshme për të dëmtuar imazhin apo për të hedhur diskutim në audiencë mendjen perverse. Mendja perverse nuk lidhet me Julin, mendja perverse mund të lidhet me thelbin e kësaj bisede që është e bërë nga dikush tjetër, prandaj Juli është i kujdesshëm që nuk përmend as emrin e kujt për kë dhe për çdo gjë flet në vetën e tretë sikur të ishte një libër i shkruar dhe lexohet.

Arjon Muça: Pse në këto momente risillet kjo fjali siç e konfirmove dhe ti që ishe një muhabet i konsumuar.

Mario Deda: Sepse po diskutonin mbi sinqeritetin e lojës së Heidit. Shpesh herë një palë thotë ajo hedh gurin e fsheh dorën, një palë thotë është shumë solare, etj, etj. Dhe Juli i ndikuar nga këto biseda të shpeshta, atyre i reflekton prime shumë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd