Transmetuar më 01-05-2024, 15:54

Kapshticë, 1 Maj 2024 /noa.al – Një i ri mbeti i plagosur pak minuta më parë pasi u qëllua me thikë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit, njoftoi policia.

Burri A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd