Transmetuar më 02-05-2024, 08:10

Bayern Munich barazoi 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por atmosfera në klubin bavarez nuk është aspak e qetë. Largimi i sigurt i Thomas Tuchel në fund të sezonit nuk e mërziti skuadrën, e cila ende shpreson të fitojë diçka. Ka besim, edhe nëse fantazma e mbylljes me zero tituj është gjithmonë e pranishme.

Dhe pastaj është çështja e vjetër e pasardhësit të Tuchel, e cila pothuajse po kthehet në problem shtetëror. Prej disa javësh shtypi është ndarë mes profileve të ndryshme të përmendura. Fillimisht pati një propagandë të gjatë rreth Xabi Alonso, përpara se trajneri spanjoll të shpallte qëndrimin e tij te Bayer Leverkusen.

Më pas nisën zërat për Julian Nagelsmann, i cili megjithatë rinovoi kontratën në stolin e kombëtares gjermane. Më në fund pati tentativë për të nënshkruar me Unai Emery, i cili preferoi më mirë të rinovonte me Aston Villa. Këto dështime, për Bayernin janë një risi absolute. Tashmë favorit për stolin bavarez është Ralf Rangnick, i cili megjithatë nuk do t’i kënaqte të gjithë drejtuesit e klubit nga “Allianz Arena”.

Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një grindjeje të vërtetë të brendshme te bavarezët. Uli Hoeness kritikoi publikisht ish-trajnerin e PSG-së dhe Chelsea, duke deklaruar se është "i paaftë të zhvillojë potencialin e lojtarëve të tij, veçanërisht të rinjve" (duke iu referuar sidomos Stanisic, i shitur te Bayer).

Sipas presidentit historik të Bayern Munich, ai preferon të punojë me lojtarë me përvojë dhe të shtrenjtë si Harry Kane. Tuchel iu përgjigj kështu: “Ndihem i ofenduar për krenarinë time si trajner. Akuzat e Hoeness janë të pabaza”. Max Eberl po përpiqet, me diplomaci të madhe, të bëjë paqe mes të dyve, por presidenti i nderit duket se nuk dëshiron të bëjë asnjë hap prapa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd