Transmetuar më 01-05-2024, 13:18

Një 42-vjeçare nga Tirana, dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.

Sipas informacioneve të policisë, raportohet se si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Më datë 30.04.2023, rreth orës 19:50, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja E. P., 42-vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd