Transmetuar më 01-05-2024, 12:45

"Pse të mos qëndrojë Pioli? Personalisht besoj se përvoja e tij te Milani është e gjitha pozitive. Ai fitoi një titull, edhe pse klubi kuqezi kishte shpenzuar më pak se kundërshtarët e tij. Me atë rast i kishte mahnitur të gjithë, argëtoi edhe publikun. Këtë sezon, nëse e përfundojnë të dytët në Serie A, do të thotë se vetëm Interi ka bërë më mirë”.

Në një kohë kur zërat për trajnerin e ardhshëm të Milanit janë ndezur, Arrigo Sacchi publikisht mban anën e trajnerit aktual të kuqezinjve, i cili thuhet se do të largohet në fund të sezonit, edhe pse ka ende një vit kontratë.

“Dhe më pas, a i donte Pioli të gjithë lojtarët që bleu apo u zgjodhën nga drejtuesit? – pyet Sacchi në “Gazzetta dello Sport”. – Besoj se Pioli meriton respekt për atë që i dha Milanit dhe mënyrën se si u soll. Ai është një trajner që ka mundur të përmirësohet me kalimin e kohës”.

“Avokatia” e Sacchi për Piolin vazhdon edhe në një dimension tjetër: “Kam lexuar që emrat e Lopetegui, Fosenca, Galtier, Gallardo, Tedesco, Van Bommel, De Zerbi po qarkullojnë për të zënë vendin e Piolit. Nëse është e vështirë që një lojtar i huaj të përshtatet në futbollin italian, për një trajner edhe më tepër”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd