Transmetuar më 01-05-2024, 12:04

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, vetëm 1 muaj pas zgjedhjes nga parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë dorëheqje.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet, vetëm pak ditë pas zgjedhjes me shumicë votash në parlament

Kujtojmë se me datë 22 mars 2024, Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.

Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd