Transmetuar më 01-05-2024, 12:01

Minatorë dhe ish-minatorët që kanë dalë në protestë janë hedhur sot në protestë teksa shënon 1 Maj, dita Ndërkombëtare e Punës.

Ata u mblodhën si fillim te sheshi Skënderbej ndërsa kërkojnë më shumë kushte për ta, duke nisur nga statusi dhe pensionet. Më pas, në një marshim, u stacionuan bashkë me mësuesit para Kryeministrisë.

“Nuk do të ndalen grevat. Duam statutin. Të bashkohemi të gjithë, minatorë, por dhe ata që kanë dalë në protestë. Kryeministri të reagojë, t’i zgjidhë kërkesat tona. Nuk do të ketë më votat tona kjo qeveri”, tha një prej minatorëve që merr pjesë në protestë.

Ai bëri thirrje që shteti të kthejë sytë nga ata.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd