Transmetuar më 01-05-2024, 11:58

Një asist vizionar dhe performancë tjetër luksoze. Toni Kroos i çoi të gjithë “në shkollë” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të luajtur mbrëmë mes Bayern Munich dhe Real Madridit (202).

Këto ishin fjalët e lojtarit gjerman, pas barazimit 2-2 ndaj ish-skuadrës së tij: “Është një barazim i merituar, një rezultat që ka rëndësi. Kemi pasur momente kontrolli dhe momente vuajtjesh, por kjo është normale në një gjysmëfinale të Champions League.

Nëse Bayerni do të kishte shënuar në 20 minutat e para do të ishte normale, por në vend të kësaj shënoi kundër nesh kur kishim kontrollin e lojës. Mendoj se është një rezultat që na përshtatet, treguam fytyrën tonë më të mirë, tani presim kthimin.

Pasimi për Vinícius te goli i parë? Shumë merita i takojnë atij, munda ta bëja atë asist falë lëvizjes së tij. E njoh dhe e di që sulmon hapësirën. Pasimi dhe lëvizja e tij, në fund të fundit, nuk ishin aq të veçanta. E ardhmja ime? Nuk është koha për të folur për këtë, dua të fitoj trofe këtë sezon, nuk po mendoj për të ardhmen tani”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Nga ana e tij, legjenda e Real Madridit, Jorge Valdano, shpreson që Toni Kroos të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm. Mesfushori gjerman është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Ancelottit dhe këtë e ka treguar edhe dje, në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayernit:

“Ai është një lojtar shumë i veçantë dhe duhet të keni kujdes me të, sepse nëse i hyn në kokë, largohet, nuk ka njeri që mund ta ndalojë. Real Madridi ka shumë lojtarë të rinj, energjikë, siç thotë Ancelotti, por te ky ekip ka vetëm një strateg dhe quhet Toni Kroos. Real Madridi nuk mund të lejojë ta humbasë këtë lojtar, kam ndjenjën se po përjeton një nga sezonet e tij më të mira”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd