Transmetuar më 01-05-2024, 10:35

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madridit ishte shfaqje e mrekullueshme për tifozët në mbarë botën. Përveç këtij fakti dhe barazimit me nga dy gola për secilën skuadër, kjo ndeshje la edhe disa rekorde në fushë, njëri prej tyre mban emrin e Thomas Müller. Veterani bavarez rrumbullakosi 150 ndeshje të luajtura në Champions League.

Duke filluar si titullar dhe zëvendësuar në minutën e 80-të, Müller u bë lojtari i gjashtë me më shumë ndeshje të luajtura në këtë kompeticion europian, duke pasur mbi vete vetëm legjendat e futbollit botëror si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Lionel Messi, Karim Benzema dhe Xavi Hernández.

Rekordi i Müller ka një veçanti, sepse të gjitha ndeshjet e tij janë luajtur me një klub të vetëm, Bayern Munich. Nga të gjithë lojtarët që e kalojnë në këtë lloj renditjeje, vetëm Xavi i ka luajtur të gjitha ndeshjet e tij me Barçën, ndërsa Cristiano, Messi, Iker Casillas dhe Benzema, të paktën me dy klube të ndryshme.

Me gjysmëfinalen e kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu”, Müller do të arrijë shifrën e 151 ndeshjeve dhe do të barazojë Xavi në vendin pestë. Nëse kalon në finalen që do të luhet në “Ë//embley” më 1 qershor, ai do ta parakalonte legjendën e futbollit spanjoll.

Ndeshja e parë e Thomas Müller në Champions League daton më 10 mars 2009, në një duel të fazës së grupeve kundër Sporting Lisbonës. Mesfushori gjerman ka edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale me Bayern Munich, kështu që më 2024-2025 do të ketë mundësinë ta rrisë “markën” e tij.

RÉCORD

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd