Transmetuar më 01-05-2024, 09:18

Bayern Munich kundër Real Madridit, ndoshta përballja më e madhe e futbollit, e përmbushi reputacionin e saj. Një thriller me 4 gola (2-2) e pa Bayernin në disavantazh fillimisht, përmbysi gjithçka më pas (2-1) dhe në fund barazoi kundër 14-herë fituesve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshje që i kishte të gjitha për të kënaqur shijet e futbolldashësve në mbarë globin. Duke analizuar atë që ndodhi në “Allianz Arena”, trajneri Tuchel u shpreh:

“E nisëm shumë mirë ndeshjen, mund të kishim kaluar në epërsi që në minutën e parë. Pastaj ndaluam së qëndruari në planin tonë. Pësuam golin e parë dhe gjërat u vështirësuan”.

Trajneri i Bayernit ishte i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në pjesën e dytë, megjithatë, u ankua për rastet e humbura, që iu kushtuan bavarezëve një gol të tretë:

“Kaluam në epërsinë 2-1 dhe patëm ende shumë raste, duhej të shënonim golin e tretë. Duket e çuditshme, por Real Madridi i ktheu dy rastet që pati në dy gola. Ne shpërdoruam shumë”.

Tuchel vazhdoi të theksonte rëndësinë e fitores në Madrid, duke pasqyruar atë që tha para gjysmëfinales së parë, se shanset për kualifikim janë 50-50: “Situata tani është e qartë: fitore në Madrid dhe pastaj finalja e ‘Wembley’. Shanset janë ende 50-50, sipas meje. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në kthim”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd