Transmetuar më 01-05-2024, 09:13

Ish-banori i Big Brother VIP, Liami Mandiaro ka rrëfyer në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” ka rrëfyer për herë të parë se si e përjetoi burgosjen gjatë 15 ditëve të qëndrimit në qeli.

Ai e cilësoi një shok dhe periudhë stresante largimin nga Big Brother VIP 3 dhe dërgimin në qeli.

“Të rikthehesh dhe të harrosh atë që të ndodhi brenda 15 ditëve nuk ishte kollaj, unë kam ardhur nga Gjermania pikërisht për t’u bërë pjesë e BBVA, dhe të dalësh prej andej ishte një shok për mua. Ta marrësh gjithë këtë shok, gjithë këtë stres, me kushte, këto nuk fliten të gjitha aty brenda, të futesh në burg, të jesh me katër veta në dhomë, secili ka ato historitë e veta që janë histori që nuk thuhet dokudo njerëz që kanë bërë gjëra e gjëra ishte për mua që me këto të futem aty brenda dhe të filloj dhe të qesh e të bëj lojëra, hera e dytë rikthimi ishte i vështirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd