Transmetuar më 01-05-2024, 09:02

KROACIA- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 ë në Kroaci përgjatë kufirit, në veri të Bosnje-Hercegovinës. Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

#Earthquake (#zemljotres) possibly felt 19 sec ago in #Bosnia&Herzegovina. Felt it? Tell us via:📱https://t.co/IbUfG7TFOL🌐https://t.co/AXvOM7I4Th🖥https://t.co/wPtMW5ND1t⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/ha1dJ3at6J

— EMSC (@LastQuake) May 1, 2024

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd