Transmetuar më 30-04-2024, 19:33

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar protestën e sotme që po mbahet para bashkisë së Tiranës, e cila është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimi. Sipas Bashës, protesta po ‘keqpërdoret’ për axhenda të vogla politike, duke nënkuptuar se qëllimi i protestës së nxitur nga Rithemelimi është lirimi i Sali Berishës.

I ftuar në studion e Frontline Interview, Basha tha se nëse nuk do të ishte keqpërdorur pjesëmarrja do të ishte më e madhe dhe shtoi se protesta është e dirigjuar nga Rama.

Basha: Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhënë të ketë dimensione modeste. Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për interes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues.

Kryesore është që qytetarët të gjejnë veten e tyre në këto kauza dhe mos të përdoren për axhendë të brendshme të vetë opozitës. Këto protesta në vend që të orientohen nga interesi qytetar janë orientuar nga axhenda të brendshme politike. Në momentin që fokusojmë energjitë te keq qeverisja Edi Ramës, që është dirigjent i këtyre protestave. Hilja ishin për të amnistuar të dënuarit. Natën bën pakt me Edi Ramën dhe ditën bën sikur po zihesh kundër Edi Ramës kjo është shkatërrimtare.

Basha inkurajoi drejtësinë që të bëjë punën e saj.

Basha: Nuk mendoj se Veliaj dhe Rama kanë problem me nuhatje por janë pjesë e këtij korrupsioni. Jam i bindur se kjo i lidh bashkë si eprorët dhe ministrat e drejtorët e korruptuar. Inkurajoj drejtësinë të bëjë punën e saj, të gjejë përgjegjësinë e lartë ligjore dhe penale.

Sa i përket çështjes së vulës së partisë, Basha tha se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike. Ai shtoi se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

Basha: Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të heqin vëmendje nga çështjet e vërteta të vendit. Vula ka qenë gjithmonë në PD, dhe do të mbetet. Nuk mund të shkojmë pas një telenovele që ka eklipsuar aksionin opozitar që duhet të shkojë kundër Edi Ramës. Për ne ky është një debat i stisur. Nuk është çështja për debat politik.

Për ne politikisht kjo çështje është inekzistente, vula ka qenë mbetet dhe do të jetë në PD. Çfarë bëjmë për të shëruar pasojat e ngritur nga ky revolucion falls. PD nuk është llaç dhe tulla. PD është vlera është parime është aksion opozitar.

Sa kohë që mbetesh në këtë telenovelë ku është vula ku është selia. Edhe demokratët janë mërzitur nga kjo? Çu intereson atyre se ku është vula, ku është PD në raport me zgjidhjen për problemet e qytetarëve. Nëse e ndjejnë veten opozitar me këtë qeveri, ti lënë këto lojëra si të largojnë qeverinë dhe si ta zëvendësojë me një qeveri që tu japë alternativë qytetarëve.

Ne kemi 10 minuta që flasim për vulën. Mund të kishim folur për skandalet e qeverisë, korrupsionin. Presioni është i tillë se ju nuk mund ta shmangni këtë çështje. Ne nuk kemi punë as me Metën as me Berishën. Çështja e vulës ndihmon hallexhinjtë dhe është Edi Ramës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd