Transmetuar më 30-04-2024, 18:30

Një polic ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para bashkisë së tiranës pasditen e sotme.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Më pas polici, i shoqëruar nga dy kolegë, u dërgua drejt ambulancës për të marrë ndihëmn e duhur mjekësore.

Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk munguan incidentet.

Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.

Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd