Transmetuar më 30-04-2024, 17:22

Në rrjetin social TikTok, është bërë virale një video e një prej personazheve të njohura shqiptare të kësaj platforme.

I njohuri në TikTok si ‘Valmir Bossi’, gjatë një sfide ky i fundit zhvesh dhe abuzon seksualisht me një të mitur.

Video u bë virale në rrjet, ku sot edhe i dyshuari për këtë video Valmir B., është arrestuar nga Policia, nën dyshimin për abuzim seksual.

Policia e Pejës ka konfirmuar për Paparacin se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.

Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku. Videoja është publikuar të hënën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd