Transmetuar më 30-04-2024, 17:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli nga mjediset e SPAK-ut pak para orës 17 duke shënuar kështu një qëndrim të gjatë gati shtatë orë në institucionin e hetimit të krimeve të rënda dhe korrupsionit, raporton noa.al.

Veliaj u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbi çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Zyrtarisht nuk ka asnjë deklarim nga SPAK.

Ndërsa Erion Veliaj tha pas daljes se së pari ai donte të falënderonte "kolegët e SPAK, një institucion me të cilin unë nuk kisha të bëja më herët" dhe shtoi:

"E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet të bashkëpunojmë.

Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim, patëm një ezuarim total të çështjes së incineratorëve.

Hetuesit më kanë kërkuar që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët, do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time, por ndjehem mirë që sot ndjehem më i lehtësuar që pata mundësinë të them edhe unë fjalën time”, tha Erion Veliaj pasi doli nga SPAK.

SPAK e ka përqendruar hetimin në vendimet dhe komunikimet shkresore që përfshijnë Erion Veliajn dhe vartësit e tij në bashki, lidhur me procedura për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd