Transmetuar më 30-04-2024, 16:41

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ilnisa është eleminuar nga shtëpia disa javë më parë, duke lënë brenda të dashurin e saj Meritonin.

Vetëm pak më parë Ilnisa i ka habitur të gjithë teksa duke udhëtuar me makinë tregon se po largohet nga Saranda, ku ndodhej prej disa ditësh për në Tiranë dhe se prime i sotëm do të jetë ‘nam’. Gjithashtu ka shkruar:

Ajo po vjen…

Nuk dihet nëse Ilnisa do të rikthehet në shtëpi si banore apo për të surprizuar Meritonin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd