Transmetuar më 30-04-2024, 15:14

Fermeri i “Ferma Vip”, Valteri nuk është ndjerë mirë dhe për këtë ka marrë menjëherë ndihmën e mjekëve.

Gjatë “Prime’, janë transmetuar edhe pamje ku Valteri shihet në ambulancë teksa është dërguar për në spital.

Ai po ndjente dhimbje dhe ka kërkuar ndihmë, teksa mjekët i kanë thënë se ka këputur mish gjatë lojës me volejboll. Tani Valeri ndihet më mirë dhe është gati për t’u përballur në sfida nga Agai.

“Kam këputur mish tek pjesa e brinjëve. Jam më mirë se jam njeri që e duroj dhimbjen dhe nuk ankohem. Por, ditën e djeshme nuk po e duroja dot më dhe dihet qartë që nuk kam vrapuar këto kohë. Edhe kur kollitesha sikur më therte, më ndalonte frymën. Kur e prek me dorë më dhemb. Uroj të jetë sa më e lehtë. Ndihem më mirë”, tha Valeri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd