Transmetuar më 30-04-2024, 14:32

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në janar të vitit 2023 për disa arsye, ndër të cilat ra në sy marrëdhënia e keqe me trajnerin Erik Ten Hag. Për Wesley Sneijder, largimi i portugezit ishte një pikë vendimtare që bashkëkombasi i tij të mos ketë sukses te “Djajtë e Kuq”.

“Ditën që ai (Ten Hag) vendosi të luftojë me Cristiano Ronaldon, aty filloi të humbiste çdo respekt. Ai mendonte se po bënte mirë, por ishte krejt e kundërta. Të gjithë në dhomat e zhveshjes po pyesnin nëse ai ishte i duhuri për ta bërë këtë, nëse ishte mirë nga mendja me atë veprim…”, – tha ish-lojtari i Real Madridit.

E ardhmja e holandezit në “Old Trafford” është një mister i vazhdueshëm, që nuk zgjidhet kurrë. Gjatë këtij sezoni ka pasur mundësi shkarkimi nga bordi Mancunian, por përfundimisht vendimi do të përcaktohet nëse do të kualifikohet apo jo në Champions League. Edhe fitimi i “FA Cup” kundër Manchester City nuk do ta garantonte vazhdimësinë e Ten Hag në stol.

Largimi i Cristiano Ronaldos nuk ndikoi seriozisht në rezultatet e Manchester United sezonin e kaluar, por këtë sezon “Djajtë e Kuq” kanë pasur ulje-ngritje, pjesëmarrja e tyre në Champions League nuk është siguruar. Bashkëpronari i ri Sir Jim Racliffe po vlerëson nëse Ten Hag është trajneri i duhur për ta ndryshuar situatën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd