Transmetuar më 30-04-2024, 13:16

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, foli për "FcInter1908.it" rreth titullit të zikaltërve dhe rinovimit të klientit të tij: "Lautaro është shumë i lumtur tek Interi. Ky është momenti për të shijuar gëzimin e të qenit kampion me njerëzit e tij. Një arritje e madhe falë punës së tij dhe bashkëlojtarëve, por edhe të stafit teknik e drejtuesve.

A është koha për ta shpejtuar rinovimin? Ai ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata aktuale, nuk kemi nxitim. Natyrisht po punojmë për të ardhmen. Nëse do të jem së shpejti në Milano? Italia është toka ime e dytë”.

Ndërkohë, vetë Lautaro Martinez e feston suksesin e yllit të dytë edhe në Instagram. Pas festës së madhe dhe të pamasë të së dielës në rrugët e Milanos, argjentinasi përsërit atë që tha nga skena e "Duomo":

“Faleminderit fansa, ju që keni qenë gjithmonë pranë nesh në momente të vështira dhe të ndërlikuara. Ju keni qenë gjithmonë njeriu shtesë për ne. Tani është koha për lumturinë, për ta shijuar këtë yll të dytë, sepse e meritoni atë po aq sa ne".

“22 prilli 2024 është një ditë e paharrueshme. Këtë titull e kemi fituar me shumë punë, falë një grupi të jashtëzakonshëm dhe fansave të mrekullueshëm”. Lotët e Lautaro Martinez pas fitores në derbi dhe sigurimi matematikor i yllit të dytë në fanellën zikaltër janë një imazh që tifozët e Interit nuk do ta harrojnë. Kapiteni, golashënuesi më i mirë i Serie A, forca lëvizëse e skuadrës me golat e tij dhe simboli i skuadrës që dominoi në kampionat.

“Që kur kam ardhur në Milano kam gjetur njerëz që më kanë dashur dhe më kanë ndihmuar. Kam parë tifozë që na kanë mbështetur kudo me të njëjtën forcë”, – tha ai në intervistën para Inter-Torino. – Që në fëmijëri kam përballuar çdo sfidë me synimin për t’u rritur.

U largova nga shtëpia në moshën 15, 16-vjeçare, duke ndjekur një ëndërr dhe hap pas hapi arrita shumë qëllime, që i kisha dashur gjithmonë. Çdo fazë dhe çdo fillim ishte i çmuar: goli i parë kundër Racing, i pari me kombëtaren, i pari me Interin…”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd