Transmetuar më 30-04-2024, 12:17

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit.

Dy automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“, janë përplasur me njëra – tjetrën, ku fatmirësisht ka pasur vetëm me dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit “Ëolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd