Transmetuar më 30-04-2024, 12:06

Përvoja e Ronaldos (Fenomenit) si aksioner i shumicës (ai zotëron 90%) së aksioneve të Cruzeiro, klubit nga Belo Horizonte, që e futi atë në futbollin profesionist kur ishte vetëm 16 vjeç, është tashmë në kreditet e fundit, pas më pak se tri vitesh.

Ish-sulmuesi i shquar, sipas raportimeve të ndryshme të mediave braziliane, në fakt është gati të përmbyllë shitjen e aksioneve të tij te sipërmarrësi Pedro Lourenco, "mbreti" i supermarketeve, i cili është këshilltar dhe gjithashtu kreditor i kompanisë "Mineira".

Nën presionin e fortë të tifozëve për paraqitjen e dobët të Cruzeiro, i shtati në renditje me 7 pikë në 4 ndeshje, Ronaldo ka vendosur të shesë aksionet e tij dhe këtë tashmë ia ka komunikuar skuadrës e trajnerit Paulo Autuori.

Ky i fundit vendosi të japë dorëheqjen, “sepse erdha këtu me Ronaldon dhe do të iki me të”. Ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit zotëron edhe një klub në Spanjë, Valladolid, i cili zbriti nga La Liga sezonin e kaluar.

Me këtë rast shpërthyen kundërshtitë më të forta të tifozëve iberikë ndaj "Fenomenit", i cili për momentin megjithatë nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në të kaluarën, në vitin 2014, Ronaldo kishte zbarkuar edhe në futbollin amerikan, duke blerë 25% të Fort Lauderdale Strikers (skuadra në të cilën, në kohën e NASL, luante George Best), aksione të cilat më pas i rishiti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd