Transmetuar më 30-04-2024, 11:39

Denzel Dumfries kërkon falje në rrjetet sociale për banderolën që e paraqet atë duke mbajtur Theo Hernandez me zinxhir, si një qen. Ky baner u shpalos nga holandezi gjatë festimeve të titullit nëpër rrugët e Milanos, gjë që ka shkaktuar kaq shumë diskutime orët e fundit.

Ky është mesazhi i publikuar në Instagram nga anësori i Interit: “E diela ishte dita më e mirë për mua, për të gjithë lojtarët dhe klubin. Shumë faleminderit fansave që dolën me mijëra për paradën.

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të festoja me të gjithë ju, do të thoshte shumë për ekipin. Gjatë paradës bëra një gabim, duke mbajtur një pankartë që shfaqte një imazh të papërshtatshëm. Jam një lojtar që e pëlqen rivalitetin në futboll, është pjesë thelbësore e karakterit tim.

E kuptoj që mbajtja lart e banderolës ishte një gabim gjykimi nga ana ime, nuk ishte e zgjuar. Le ta zhvendosim fokusin tek ai që ishte sezoni më i pabesueshëm për Interin. Faleminderit përsëri për gjithë mbështetjen tuaj këtë sezon, festimet e së dielës nuk do t’i harroj kurrë”.

Qen i lidhur me zinxhir…, Dumfries ofendon rëndë Theo Hernandez. Prokurori federal nis hetimet (video)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd