Transmetuar më 30-04-2024, 10:50

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se shtantazhonte vajzat që shërbejnë si eskorta duke u prezantuar si efektiv dhe më pas u merrte shuma deri në 2 mijë euro.

Por sipas burimeve të Vox News, i arrestuari i identifikuar si Ajet Salla, rezulton i përfshirë edhe në prostitucion.

27 vjeçari kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash.

Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi. Pasi linte takimin në hotel, dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd