Transmetuar më 30-04-2024, 09:22

Anësori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Këto janë deklaratat e tij për trajnerin Tuchel, kundërshtarin e tij të radhës, si dhe Toni Kroos, bashkëlojtarin në kombëtare.

Si ndjeheni me trajnerin Tuchel?

Kam luajtur në pozicione të ndryshme si ‘6’, si ‘8’ ose si ‘2’ tani. Kjo më ka ndihmuar të përparoj dhe përmirësohem. Kemi luajtur gjithashtu një lloj tjetër futbolli, në disa ndeshje me kundërsulm. Në konceptin e tij predominon posedimi i topit dhe dominimi i lojës.

Të martën do të takohesh sërish me bashkatdhetarin tënd, Kroos…

Unë e njoh Toni që nga koha e tij me kombëtaren gjermane. Ai iu jep shumë besim skuadrave me të cilat luan, ka ka arritur shumë, ndaj vetëm mund ta admironi shumë gjëra për atë që ka bërë. Kroos ka shumë trofe në palmaresin e tij.

Si ndiheni në planin personal?

Ndihem në formë dhe jam në humor të mirë. Mund ta përballojmë me shumë besim ndeshjen kundër Real Madridit. Jemi të fokusuar tek ajo që na pret, e dimë mirë që nuk i kemi arritur objektivat sezonalë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Ligën e Kampionëve, e gjithë bota do të na ndjekë të martën në mbrëmje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd