Transmetuar më 29-04-2024, 23:30

Prej disa ditësh mediat po aludojnë se është në proces e sipër arrestimi i Ilir Metës duke përfshirë në këtë vorbull e dhe gruan e tij Monila Kryemadhi.

Spekulohet se ndaj tyre po priten urdhra arresti dhe/ose masa sigurie arresti në shtëpi, por nuk ka gjë zyrtare.

Në këtë mbrëmje të së hënës, në emisionet politike të televizioneve u dhanë shumë aludime të tilla.

Në Top Channel, gazetarja e kronikës, Anila Hoxha tha se fjalët që qarkullojnë pranë gjykatës së posaçme janë të tilla, por janë ende të paverifikuara.

Ajo tha se kishte reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Metën kur pyeti nëse ka masë sigurisë për ta dhe përgjigjja zyrtare e SPAK ishte: “Nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd