Transmetuar më 29-04-2024, 22:10

KAROLINA E VERIUT- Disa zyrtarë policorë janë qëlluar në Charlotte të Karolinës së Veriut, ka njoftuar policia.

“Të shtënat janë akoma duke ndodhur, shmangni zonën. Shumë rrugë janë mbyllur për transport më të shpejtë të ambulancave. Ju lutemi bashkëpunoni me autoritetet”, thuhet në njoftimin e departamentit të policisë Charlotte-Mecklenburg në X.

Policia shtoi se ngjarja po ndodhë në bllokun 500 në Galway Drive duke theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite elitare të policisë të njohura si SWAT.

“Task Forca e Marshallëve të SHBA-së, e cila përbëhet nga oficerë nga agjenci të shumta, po kryejnë një hetim në zonën e bllokut 5000 të Galway, kur ata u përfshinë me të shtëna”, tha policia.

Gjithashtu shumë oficerë të zbatimit të ligjit janë goditur nga të shtënat dhe po transportohen në spital. Ndërsa zëdhënësi i qytetit të Charlotte, Lawrence Corley tha se Kryetarja e bashkisë Vi Lyles po monitoron situatën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd