Transmetuar më 29-04-2024, 05:15

Për javën që sapo ka nisur, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Kjo do të ndodhë pasi fillimi i javës parashikohet me mot me diell dhe temperatura relativisht të larta, por më pas nisin sërish edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.

Më pas duke filluar nga dita e Mërkurë dhe deri ditën e Premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Meteorologjik Ushtarak shqiptar.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

Dhe tani të ndalemi te moti për ditën e parë të javës, 29 Prill 2024, e hënë në Shqipëri:

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës në brigjet e Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vend tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.

Sikurse raporton shërbimi meteorologjik Meteoalb, temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat e ditore nga 7°C vlerat më të ulëta në verilindje të vendit deri në 26 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet i kthjellët dhe moti i ngrohtë, por pas ditës do të ketë një kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës. Më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremet Veriore dhe Veriperëndimore.

Parashikohet që gjatë natës në Kosovë, vranësirat të largohen duke ia lënë vendin në mëngjes diellit në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në ditët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të jetë në Gjakovë.

Përsa i përket parametrave të erës do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi perëndimor.

Maqedonia

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në ndikimin e motit me diell dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë Maqedoninë.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugperëndimore, por nuk priten reshje. Kjo sjellje e atmosferike do të shoqërojë gjatë natës të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes duke bërë që vlerat minimale të jetë 6° C në qytetin e Tetovës.

Sakaq mesdita sjell rritjet ndjeshme të temperaturave duke parë vlerën makismale deri në 22°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Evropa

Si rezultat i një sistemi të vërtetë të vranësirash që kanë të bëjnë me brigjet Veri-Verilindje të kontinentit, do të diktohen kushte të paqëndrueshme të atmosferës në Evropën Lindore si edhe pjesërisht Evropën Qëndrore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere.

Po ashtu; shirat intensivë si edhe stuhitë e forta të erës kanë të bëjnë me ishujt Britanikë duke sjellë mjaft probleme.

Ndërsa gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të larta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd